I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 14:48 Vijon operacioni policor i koduar “Ghosts”, i zhvilluar dje, nga Forca Operacionale e DVP Durrës, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Reparti “RENEA”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Identifikohet nga hetimet, dhe arrestohet në Shijak, shtetasi që përkrahu shtetasin Aldo Avdylaj duke i siguruar banesën me qira, në Tiranë, ku ky i fundit iu fshihej autoriteteve. Në këtë banesë, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale të kryer në kuadër të operacionit “Ghosts”, nga strukturat hetimore të Policisë së Durrësit, në koordinim me Prokurorinë e Durrësit, shërbimet e...