Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
PD kërkon shkarkimin, Balla në mbrojtje të Begajt: Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, se presidenti Barjam Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje. Teksa i referohej akuzave të demokratëve për shkeljen Begajt për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë, ai tha se kreu i presidencës nuk do të shkarkohet. ‘’Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet. Në vlerësimin tim nuk ka kryer asnjë shkelje. Nuk merrem me thashetheme, ai nuk ka kryer shkelje. Shkarkimet i shqyrton Gjykata’’, tha Taulant Balla.