Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Ku është drejtori se do e vras”! Kërcënohet me jetë zyrtari i Kontrollit të Territorit në IMT
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë, më 15 tetor, pranë zyrave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), ku drejtori i Kontrollit të Territorit, Klajdi Meçi, është kërcënuar me jetë nga një person ende i paidentifikuar publikisht. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se gjatë ditës së sotme një person ka shkuar pranë zyrave të IMT-së dhe ka pretenduar se ishte i armatosur dhe se do të vriste drejtorin. Por në atë kohë sipas kallëzimit të bërë nga drejtori i Kontrollit të Territorit, ai nuk ishte në institucion pasi ndodhej në terren. Pasi është njoftuar për situatën nga stafi, Klajdi Meçi ka shkuar pranë komisariatit numër 3 në Tiranë dhe ka bërë një kallëzim. Në deklaratën e dhënë para oficerëve të...