Dosja SASPAC/ Ish-ministri Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

Dosja SASPAC/ Ish-ministri Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

Ish-ministri Ilir Beqaj ka dalë këtë të mërkurë, 15 tetor, para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në një seancë paraprake të zhvilluar me dyer të mbyllura, lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të në dosjen SASPAC.  Beqaj i cili është vënë nën hetim nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv, në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë SASPAC, i ka kundërshtuar akuzat. Po ashtu, Beqaj deklaroi se ai mbante një pozicion që sipas tij nuk përbën statusin e “funksionarit të lartë” në kuptimin kushtetues dhe ligjor.  Raportohet se gjatë seancës gjyqësore, Beqaj komentoi dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit. Sipas Beqajt, SPAK ka rikualifikuar veprën penale për të...