Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“I patë mëkatarët që rrinin si mjeranë?”, Berisha vijon sulmet ndaj drejtësisë: Krerët, bashkëpunëtorë me krimin
Sali Berisha, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, sulmoi sërish institucionet e drejtësisë teksa po diskutonte për raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe të kreut të SPAK, Altin Dumani në dy komisione parlamentare ditën e djeshme. “Punimet e Komisioneve Parlamentare ku raportuan përfaqësues të narkoqeverisë dhe narkodrejtësisë. Dua të falenderoj të gjithë deputetët për angazhimin e tyre, civilitetin që dëshmuan në pyetje siç ishte rregullorja dhe autopsinë që i bënë jo vetëm institucioneve të dështuara të reformës së drejtësisë së narkoshtetit, por edhe të përfaqësuesve të qeverisë në ato komisione. Ishte një përfaqësim mjeran. E patë se si mëkatarët, të gjithë të implikuar në afera të ndryshme qëndronin si mjeranë para kujt? Para drejtuesve të organeve të drejtësisë, të cilat faktikisht janë...