Gaza: Roli i Trumpit kyç, por jo rrugë drejt paqes/ A do çarmatoset vërtet Hamasi?

Gaza: Roli i Trumpit kyç, por jo rrugë drejt paqes/ A do çarmatoset vërtet Hamasi?

Mesazhi i Donald Trumpit në Sharm El Sheik ishte ai i krijimit të një pikë kthese historike. “Gjatë gjithë jetës time kam bërë marrëveshje. Marrëveshjet e mëdha ndodhin, dhe kjo mund të jetë ndoshta më e rëndësishmja nga të gjitha”, u shpreh presidenti amerikan duke u shfaqur triumfator për rolin e tij në ujdinë e Gazës. Pa dyshim, Trump mund të marrë meritat për armëpushimin dhe marrëveshjen e shkëmbimit të pengjeve. Katari, Turqia dhe Egjipti përdorën ndikimin e tyre tek Hamasi për ta detyruar atë të pranonte. Kjo e bëri atë një përpjekje të përbashkët, por roli i Trump ishte vendimtar, thotë BBC. Pa këmbënguljen e tij që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të pajtohej me kushtet të cilat i kishte refuzuar më parë, marrëveshja nuk...