“U mblodhën te SPAK, desh e rrahën, unë kam bërë vetëm konferenca” Berisha akuza ndaj Altin Dumanit: Je një bastard si Aranit Çela, injorant, i turpshëm

“U mblodhën te SPAK, desh e rrahën, unë kam bërë vetëm konferenca” Berisha akuza ndaj Altin Dumanit: Je një bastard si Aranit Çela, injorant, i turpshëm

Injorant, i turpshëm, bastard. Ishin disa nga përcaktimet që kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri kreut të SPAK-it, Altin Dumani, një ditë pasi ky i fundit raportoi mbi gjashtë orë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u ndal te deklaratat e Dumanit për ditën kur mbështetës të Erion Veliajt rrethuan SPAK-un gjatë caktimit të masës së arrestit për ish-kryebashkiakun. “Më falni ë, e kanë rrethuar dhe desh e kanë rrahur dhe kanë bërë shumë gabim. E tha vetë. E rrethoi shteti atë, nuk kemi bërë protesta ne, kurrë. Dhe opozita mund të bëjë protesta, po unë nuk jam për protesta. Problemi i drejtësisë është ky, që kur është krijuar shteti, këtij sistemi i jepet...