“Paradite bën Presidentin, pasdite paguhet nga spitali privat”, Bardhi: Begaj duhet shkarkuar, ka shkelur 7 herë kushtetutën

“Paradite bën Presidentin, pasdite paguhet nga spitali privat”, Bardhi: Begaj duhet shkarkuar, ka shkelur 7 herë kushtetutën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka raportuar kërkesën e demokratëve për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj. Bardhi e konsideron shkelje të Kushtetutës dekretimin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë. ”Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kam dorëzuar sot në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Bajram Begaj për shkelje të rënda, e në mënyrë të vazhdueshme, të Kushtetutës së Shqipërisë. Kërkesa është e argumentuar gjërësisht në një material prej 80 faqesh, të mbështetura mbi 21 prova shkresore prej 224 faqesh, të cilat dëshmojnë se ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rëndësinë e procedurës që kemi inciuar, por po ashtu jemi të bindur se Bajram Begaj nuk mund...