Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Mesazhi i zgjedhjeve të lira në Kosovë është kushtrim për ne”, Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare
Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se Shqipëria duhet të marrë shembull nga zgjedhjet e lira në Kosovë. Për Berishën, qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare. “Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar. Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria. 3 herë më afër. Qeverisja e një vendi që ka 17-18 vite pavarësi, krahasuar me një vend që ka 100 e ca vite pavarësi. Ishte tregues jashtëzakonisht domethënës. Qytetarët e Kosovës votuan të lirë. Zgjodhën kryetarët që deshën, pati komuna në të cilat fituan krejtësisht të pavarur vetëm me emrin dhe personalitetin...