Armëpushimi në Gaza, Berisha sulmon qeverinë: Nuk u përshëndet vetëm nga Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro

Armëpushimi në Gaza, Berisha sulmon qeverinë: Nuk u përshëndet vetëm nga Koreja e Veriut, Irani dhe Ramaduro

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj heshtjes së qeverisë shqiptare mbi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Donald Trump për Gazën, duke e cilësuar qëndrimin e Tiranës si identik me atë të Koresë së Veriut dhe Iranit. Në konference me gazetaret, Berisha e cilësoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama si “narkoshtet” dhe tha se heshtja e saj përballë një marrëveshjeje që është përshëndetur nga e gjithë bota, është e pajustifikueshme dhe tregon orientim të rrezikshëm diplomatik. “Çka flet për një qëndrim të qartë, identik me të Teheranit dhe të Koresë së Veriut.Ndërkohë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Shqipëria është një vend me lidhje të forta miqësore me Izraelin, por e vërteta është edhe me shtetin e Palestinës. Tani e njohën, por ne e kemi...