Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi nxit 5G-në dhe uljen e kostove të telefonatave, ja rekomandimet që i dërgoi AKEP-it
Ulje e tarifave të terminimit të thirrjeve dhe më shumë investime në rrjetin 5G. Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që duke nisur nga ky vit e në vijim, të zbatojë metodologjinë e vendeve të BE-së për përcaktimin e tarifave të terminimit, pra në rastet kur një abonent i Vodafone telefonon një abonent të One, kompania Vodafone i paguan një tarifë kompanisë One dhe e anasjellta. Me zbatimin e metodologjisë së BE, këto tarifa që paguhen midis kompanive celulare do të ulen. Zbutja e kostove të operatorëve pritet të përkthehet gjithashtu në ulje të tarifave për qytetarët. Jo shumë kohë më parë, AKEP hodhi për këshillim publik edhe një dokument që parashikonte një reduktim me 57% të tarifave...