Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Ndodh në botë kjo…”/ Shkeljet e pretenduara për Begajn, reagon Berisha: Presidenti shkon dhe bën para, urdhëroni
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkeljet e pretenduara nga opozita që ka kryer presidenti i Republikës, Bajram Begaj, se punon në një klinikë private, edhe pse e ndalon Kushtetuta. Berisha tha se kjo gjë nuk ndodh në asnjë shtet të botës. “Ai thotë; e bëj vullnetarisht. Por ai e bën me lekë. I ka deklaruar? Urdhëroni or miq! Ne kërkojmë që ai Rusmajli i tij nuk mund të paguhet në KAS, se nuk e lejon ligji. Urdhëroni miq! Shteti i “Rrumit” tha një gazetar. Por është më keq se shtetit i Rrumit. Presidenti shkon dhe bën para….ndodh në botë kjo? Qesh!”, tha Berisha.