Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

GJKKO ka vendosur vijimim e masës së sigurimit “arrest në burg” për Amar Shkëmbin, i cili u ekstradua nga Dubai të martën. Shkëmbi akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Ai është një nga 11 personat e dyshuar për pjesëmarrje në organizimin e atentatit të ndodhur në 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, teksa mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoj, aktualisht deputet i PD-së, Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe Andi Maloku, shofer i ish-prokurorit i cili humbi jetën në spital një javë pas atentatit.