Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Bardhi kërkon shkarkimin e Begajt: Paradite është President, pasdite punon mjek në një klinikë private
Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim, duke implikuar kështu Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Pasi njoftoi se PD-ja ka nisur procedurat për shkarkimin e Begajt, Bardhi renditi disa nga shkeljet që sipas opozitës ka kryer kreu i shtetit. Sipas Bardhit, Presidenti Begaj përveç punës paradite si kryetar shteti, pasdite kryente punën e mjekut, ose më saktë të konsulentit në një klinikë mjekësore private. “Paradite punon si President dhe pasdite si mjek”, tha Bardhi Sakaq, Bardhi theksoi ndalimin ligjor për Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyra të tjera veç asaj të Kreut të Shtetit. duke e cilësuar këtë si një shkelje të paprecedent. Kreu i Grupit të PD shtoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të...