Akuzat e PD për Begajn/ Berisha i ashpër: “Ndodh në botë kjo? Presidenti punon si mjek

Akuzat e PD për Begajn/ Berisha i ashpër: “Ndodh në botë kjo? Presidenti punon si mjek

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkeljet e pretenduara nga opozita që ka kryer presidenti i Republikës, Bajram Begaj, se punon në një klinikë private, edhe pse e ndalon Kushtetuta. Berisha tha se kjo gjë nuk ndodh në asnjë shtet të botës. “Ai thotë; e bëj vullnetarisht. Por ai e bën me lekë. I ka deklaruar? Urdhëroni or miq! Ne kërkojmë që ai Rusmajli i tij nuk mund të paguhet në KAS, se nuk e lejon ligji. Urdhëroni miq! Shteti i “Rrumit” tha një gazetar. Por është më keq se shtetit i Rrumit. Presidenti shkon dhe bën para….ndodh në botë kjo? Qesh!”, tha Berisha.