Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë

Hamas duhet të çarmatoset, “ose ne do t’i çarmatosem atyre,” thotë Trump. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se ata duhet të çarmatosen ose “ne do t’i çarmatosim ata.” “Ata thanë se do të çarmatoseshin, dhe nëse nuk çarmatosen, ne do t’i çarmatosim,” u tha Trump gazetarëve. Kur u pyet se si do ta bënte këtë, Trump tha, “Nuk duhet t’ua shpjegoj këtë. Ata e dinë që unë nuk po luaj lojëra.” Trump tha se kjo mund të ndodhë “shpejt dhe ndoshta me dhunë.” I pyetur për një afat kohor për çarmatimin, Trump tha se do të ishte “një periudhë e arsyeshme kohore. Mjaft shpejt,” por nuk dha hollësi. Top Channel