‘81 vjeç sot’/ Berisha feston ditëlindjen mes deputetëve të PD: Sekreti im është puna dhe vetëm puna

‘81 vjeç sot’/ Berisha feston ditëlindjen mes deputetëve të PD: Sekreti im është puna dhe vetëm puna

Kryedemokrati Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin me deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së në selinë blu. Në nisjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se sekreti i fizikut të tij të shkëlqyr në moshën 81-vjeçare është puna, puna dhe vetëm puna. ‘Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty. Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time. Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna’, u shpreh Berisha. Berisha: Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite. Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që...