Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin, i dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja
amar shkembi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shtetasin Amar Shkëmbi, i cili u ekstradua dje nga Dubai. Ai akuzohet nga GJKKO për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku. Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi është pjesëtar i grupit kriminal të Plaurent Dervishajt. Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën...