Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U dënua me 6 muaj burg/ Gjykata e Lartë prish vendimin ndaj Bashkim Dedjas, çështja rikthehet në Apel
Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e GJKKO-së ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Mësohet se GJL-ja ditën e sotme pasi ka rrëzuar vendimin, ka caktuar rigjykim për Dedjan në Apelin e GJKKO-së. Apeli i GJKKO-së vendosi më 13 shkurt 2024 të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe dënimin e tij me 6 muaj burgim, masë e cila u pezullua në këmbim të vendosjes në shërbim prove për një vit. Dedja e kaloi shkallën e parë të vetting-ut, por u rrëzua nga një vendim i Kolegjit të Posaçëm i Apelimit që e lidhi këtë subjekt rivlerësimi përmes një kontrate me OSHEE me një apartament në Golem, që pretendohej se ishte i vëllait. Hetimet...