Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, miratohen masat, partitë politike afat deri nesër për regjistrim

Zgjedhjet e 9 nëntorit në 5 bashki, miratohen masat, partitë politike afat deri nesër për regjistrim

Komisioni Rregullator ka miratuar masat organizative për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në pesë bashki, konkretisht Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, në zbatim të Dekretit të Presidentit të 1 tetorit. Sipas vendimit, partitë politike duhet të paraqesin kërkesën për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore pranë KQZ-së jo më vonë se data 16 tetor 2025. Në të njëjtën datë skadon edhe afati për regjistrimin e komiteteve nismëtare për kandidatët e pavarur. Kujtojmë se deri më tani, Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar  kanë dorëzuar në KQZ, kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Koalicionet zgjedhore duhet të regjistrohen pranë KQZ-së jo më vonë se data 21 tetor, ndërsa dokumentet e kandidimit...