Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

Emra surprizë dhe rikthime të mëdha, kush janë 26 ekipet e para që janë kualfikuar në Botërorin 2026

Kupa e Botës 2026 po merr formë, teksa tashmë një numër i madh kombëtaresh kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Këto tre vende janë gjithashtu organizatorët e edicionit historik me 48 skuadra. Nga Oqeania, pjesëmarrjen e ka siguruar Zelanda e Re. Në Azi, biletën për “Botërorin 2026” e kanë siguruar Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Australia, Koreja e Jugut, Katari dhe Arabia Saudite. Në Amerikën e Jugut, tashmë janë kualifikuar Argjentina, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Paraguai dhe Kolumbia. Ndërsa Afrika do të përfaqësohet nga: Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë dhe Senegali. Nga Evropa, deri më tani është kualifikuar vetëm Anglia, ndërsa shumë skuadra të tjera janë ende në garë...