Krim brutal në Itali! Ish-partneri 52-vjeçar vret me thikë modelen 29-vjeçare, policia ishte pas dere

Krim brutal në Itali! Ish-partneri 52-vjeçar vret me thikë modelen 29-vjeçare, policia ishte pas dere

Një akt i rëndë i dhunës ndaj grave ka tronditur Italinë. Pamela Genini, një modele 29-vjeçare, u vra brutalisht mbrëmjen e djeshme në Milano nga ish-partneri i saj, Gianluca Sonzin, një biznesmen 52-vjeçar. Ai kishte shkuar në banesën e saj për ta bindur të riktheheshin së bashku, por situata mori një kthesë tragjike. Kur Pamela kuptoi se ai po shfaqte sjellje të dhunshme, kontaktoi një mik të ngushtë dhe i kërkoi ndihmë. Ai menjëherë njoftoi policinë. Pak para se të ndodhte tragjedia, ajo kishte arritur të hapte derën për oficerët, duke u thënë me gjakftohtësi se ishin “dërgesë ushqimi”, por nuk arriti të hapte plotësisht derën. Sonzin e tërhoqi zvarrë drejt ballkonit dhe e goditi me dhjetëra goditje me thikë, duke i marrë jetën. Policia...