Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘Hitleri, dhomat e gazit dhe përdhunimi’, zemërim për mesazhet raciste nga republikanët e rinj të publikuara në SHBA
Reagime të forta janë shkaktuar në SHBA nga bisedat midis drejtuesve të një organizate politike të republikanëve të rinj në një dhomë private chati në Telegram, të cilat Politico i ka nxjerrë në dritë. Federata Kombëtare Republikane e të Rinjve është organizata rinore e Partisë Republikane në SHBA dhe bashkon anëtarë të moshës 18 deri në 40 vjeç, të cilët mbështesin partinë në pushtet dhe marrin pjesë aktive në fushatat zgjedhore, veprimet organizative, ngjarjet politike dhe proceset e brendshme të partisë. Rreth 2,900 faqet e mesazheve të shkëmbyera midis udhëheqësve lokalë të Republikanëve të Rinj nga janari deri në mesin e gushtit dokumentojnë përpjekjet për të marrë përsipër organizatën kombëtare nga një kandidat i linjës së ashpër Trump dhe shpalosin një retorikë të mbushur me...