Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dënohet prifti që mashtroi të moshuarin dhe i zhvati 250 mijë euro… rinovoi shtëpinë e tij
Një 75-vjeçar nga Kavala, Greqi, humbi 259,000 euro kur ra viktimë e mashtrimit nga një prift, i cili u dënua me tetë vite burg. Sipas avokatit, prifti fitoi besimin e të moshuarit duke i thënë se paratë do t’ia ruante ai më mirë se bankat, me më tepër fitim. Megjithatë, në vend që t’i investonte, ai i përdori paratë për të rinovuar shtëpinë e tij. Prifti e bindi 75-vjeçarin që ta bënte bashkëpërfitues në llogarinë e tij dhe vetëm në një muaj i “rrëmbeu” paratë. Viktima, i cili jetonte vetëm, po përballet me probleme serioze financiare dhe tani jeton në azilin e pleqve të Mitropolisë së Kavalës. Pas zbulimit dhe denoncimit të rastit, prifti u përball me akuzën e përfitimit të parave përmes mashtrimit, duke u dënuar...