SPAK kërkoi 1 vit burg/ Ish-Kryetari i Kushtetueses Dedja do rigjykohet në Apel

SPAK kërkoi 1 vit burg/ Ish-Kryetari i Kushtetueses Dedja do rigjykohet në Apel

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të rigjykohet në Apel. Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për dënimin e tij, duke e kthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, me trup tjetër gjykues. SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, ndërsa GJKKO e dënoi me 6 muaj, të cilat u konvertuan në një vit shërbim prove. Sipas SPAK, Bashkim Dedja ka fshehur disa prej pasurive të tij në formularin e vetëdeklarimit, ndërsa ishte gjyqtari i parë i dënuar nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mosjustifikim të pasurive, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive të tij.