Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve thirrje qeverisë shqiptarë: Ndaloni sulmet ndaj drejtësisë
astrit kalaja TIRANË- Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Shqipëri, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje gjatë shpalljes së një vendimi gjyqësor. EAJ i bën thirrje qeverisë shqiptare që të ndalojë kritikat dhe sulmet ndaj gjyqtarëve. Në një rezolutë të miratuar në mbledhjen e saj në Baku, EAJ dënon ashpër këtë akt tronditës dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit. Shoqata thekson se vrasja ndodhi në një kontekst shqetësues për drejtësinë në Shqipëri, ku sistemi gjyqësor është i dobësuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve pas procesit të vettingut, ndërsa gjyqtarët janë bërë objekt i sulmeve publike nga figura të larta politike. Këto...