Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Von der Leyen në Beograd: Presim hapa konkretë nga Serbia në rrugën drejt BE-së
Bashkimi Evropian pret nga Serbia përparim në fushën e sundimit të ligjit, të mediave elektronike dhe legjislacionit zgjedhor, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më 15 tetor në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zyrtarja e lartë evropiane përshëndeti përparimin në lidhje me përditësimin e listës së votuesve, si dhe në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Autoritetit Republikan për Mediat Elektronike. “Tani është momenti i duhur për Serbinë që të ndërmarrë hapa konkretë drejt anëtarësimit. Pika e parë është që duhet të shohim përparim në fushat e sundimit të ligjit, mediave elektronike dhe ligjeve për zgjedhjet. E di që këto reforma nuk janë të lehta, të gjithë segmentet e shoqërisë dhe spektri politik duhet të jenë...