Debate mes opozitës dhe mazhorancës te Konferenca e Kryetarëve. Balla: Respektoni fjalën e Kryeministrit

Debate mes opozitës dhe mazhorancës te Konferenca e Kryetarëve. Balla: Respektoni fjalën e Kryeministrit

Është zhvilluar me debate mes opozitës dhe maxhorancës mbledhja e sotme e Konferencës së Kryetarëve. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi ka debatuar me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkak të mbylljes së seancës së 9 tetorit, kur opozita kërkonte dorëheqjen e dy ministrave, Albana Koçiu dhe Besfort Lamallari pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Bardhi i tha Peleshit se nuk mund ta mbyllë seancën se deputetët e opozitës po flisnin. “Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonëve. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin.Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin....