Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

Kastro Zizo rrëfen me dhimbje: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite

Këngëtari dhe artisti Kastro Zizo ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë. Në një deklaratë per Top Albania Radio, Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13 vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar. Artisti pohon se për rreth 10 vite nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”. “Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te...