Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar
Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar Të dhënat e siguruara nga dosjet hetimore tregojnë raste sporadike ku bizneset e këmbimit valutor në Shqipëri po shërbejnë si fronte të maskuara për qarkullimin ilegal të miliona eurove përmes sistemit Hawala dhe kriptovalutave, në shërbim të grupeve të narkotrafikutBrenda labirinthit të zhurmshëm të kolonave që mbajnë në këmbë një pallat përballë Bankës së Shqipërisë, paraja është mbret. Zona në zemër të Tiranës njihet në memorien kolektive si “Dollari” dhe përfaqëson bursën informale të kambizmit gjatë viteve të gjata të tranzicionit. Në hapësirën e ngushtë gjenden disa pika Exchange ngjitur me njëra-tjetrën dhe jashtë tyre, dhjetra burra mbajnë topa me para ndër duar. Bizneset e këmbimit valutor vështirë se dallojnë nga njëri-tjetri; ato kanë sportele...