Pretendon se janë bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi kryen ekzekutime publike pas marrëveshjes së paqes

Pretendon se janë bashkëpunëtorë të Izraelit, Hamasi kryen ekzekutime publike pas marrëveshjes së paqes

Hamasi kreu ekzekutime publike të hënën për të ndëshkuar ata që i konsideron “bashkëpunëtorë me Izraelin”, raportoi BBC. Sipas medias britanike, qëllimi i spastrimeve të Hamasit është të ruajë kontrollin e Gazës nga fraksionet që janë krijuar në rajon kohët e fundit. Videoja tregon tetë burra të rrahur dhe me sy të lidhur, të gjunjëzuar para se të ekzekutohen nga terroristët e Hamasit. Sipas BBC-së, Hamasi pretendon se ekzekutoi “kriminelët dhe bashkëpunëtorët e Izraelit”, megjithatë, nuk paraqiti asnjë provë për këto pretendime.