Google planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave në Indi

Google planifikon të investojë 15 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave në Indi

Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka njoftuar një investim prej 15 miliardë dollarësh për të ndërtuar një qendër të dhënash të inteligjencës artificiale në shtetin jugor indian Andhra Pradesh. Projekti do të vendoset në qytetin bregdetar të Visakhapatnam dhe do t’i bashkohet rrjetit global të qendrave të inteligjencës artificiale të Google në 12 vende. Drejtori ekzekutiv i Google Cloud, Thomas Kurien, tha se ky është investimi më i madh i kompanisë në një qendër të inteligjencës artificiale jashtë Shteteve të Bashkuara. Duke folur në një aktivitet në New Delhi të martën, Kurien tha se investimi do të përfundojë në faza gjatë pesë viteve të ardhshme. Njoftimi vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar kompanive amerikane t’i japin përparësi investimeve...