Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Protesta gjithëkombëtare për çlirimtarët e Kosovës/ “Akuza të pabaza”, Spiropali rendit arsyet pse gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së është i padrejtë
Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor ora 17:00 në sheshin “Skënderbej” Tiranë. Ajo renditi arsyet pse gjyqi ndaj çlirimtarëve të Kosovës është i pabazuar në fakte dhe i padrejtë. “Zemrat Kuqezi kundër Padrejtësisë! Në këtë shekull të shqiptarëve, liria nuk mund të jetë e plotë me pranga në duart e çlirimtarëve. Me Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin në qeli, ndërgjegjja kombëtare nuk mund të jetë e qetë dhe padrejtësia do të ketë ende hise në hakun e shqiptarit. Alkimia djallëzore e shndërrimit të heronjve të djeshëm të moralit dhe aleatëve euroatlantikë, në vrasës, e kthimit përmbys me truke e trike...