Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj ironizon socialistët: Mbyllni deri në pranverë Parlamentin, pushoni dhe reflektoni
Gjatë Konferencës së Kryetarëve, deputeti Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj foli me tone të ashpra në lidhje me retorikën e përdorur në Kuvend nga deputetët e Partisë Socialiste. Gjekmarkaj ironizoi mënyrën si po menaxhohet puna parlamentare, duke thënë “Kuvendi të mbyllet deri në pranverë për reflektim”. Më tej ai iu drejtua kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke i thënë që të kërkojë falje për një ‘fyerje të bërë larg mikrofonit në Kuvend’. “Unë mendoj që secili është përgjegjës për veten, për retorikën që ndërton! Ju na thoni: fol si duhet, fol ashtu, fol kështu, fol gjatë, fol shkurt, mos bëj moral, mos bëj zhurmë… Po më duket normale që nga pala tjetër të na mësojnë se si të sillen deputetët? Kjo është çështje...