Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqiptarët të fiksuar pas automjeteve të reja, ja cilat marka kryesojnë
Automotorizimi në Shqipëri vijon të rritet me ritme të larta. Të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se, gjatë periudhës Janar deri në Shtator të vitit 2025, janë regjistruar gjithsej 74 mijë e 73 mjete. Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 101 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke treguar jo vetëm një interes më të madh të qytetarëve për mjetet rrugore, por edhe një përmirësim të qasjes ndaj infrastrukturës së transportit dhe shërbimeve. Prej tyre, mbi 60 mijë e 500 janë autovetura, që përbëjnë pjesën më të madhe të regjistrimeve të reja. Në rritje është edhe interesi për mjete të gjeneratës së fundit, të cilat janë të prodhuara brenda katër viteve të fundit....