Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Pastrimi i parave”/ Procesi i integrimit, reagon ashpër deputeti: Rama po përdor pronat, për ekonominë e drogës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e lidh procesin e integrimit europian të Shqipërisë me skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar nga kryeministri Rama. Në një intervistë televizive, Balliu theksoi se në vend ka një blerje masive pronash në bregdet dhe qytete, ku ekonomia e drogës po injektohet drejtpërdrejt në tregun imobiliar. Balliu deklaron se nuk bëhet fjalë për zhvillim ekonomik, por për një sistem tërësisht të kapur nga interesat kriminale. Ai sjell si argument edhe raportin e DASH, duke theksuar se investitorët e huaj po shmangin Shqipërinë për shkak të mungesës së një tregu të pastër dhe rritjes së pasurisë së lidhur me krimin. Klevis Balliu: Ka blerje masive të pronave, kryesisht në bregdet dhe më pas në qytet. Po të...