Yield-et e bonove 12-mujore bien më tej në 2.54%

Yield-et e bonove 12-mujore bien më tej në 2.54%

Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.54%, nga 2.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin shtator.Edhe ky ankand u karakterizua nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Nga 7.8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, kërkesa totale arritën në rreth 14.5 miliardë lekë.Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në vlerën e pothuajse 9 miliardë lekëve. Pavarësisht kësaj, pro rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi përsëri shumë e ulët, në nivelin 5.84%.Nivelet e ulëta të yield-eve të bonove 12-mujore ndikojnë në uljen e kostos së borxhit të qeverisë, sidomos...