Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, rezolutë në mbështetje të gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë
Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Europiane e Gjyqtarëve, shoqata më e madhe në Europë e gjyqtarëve, ka miratuar një rezolutë në mbështetje të trupës gjyqësore pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të Unionit, i cili u përfaqësua nga Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari, në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Gjyqtarëve, pjesë e së cilës është edhe EAJ, që po mbahet në Baku, Azerbajxhan, nga data 11 deri më 17 tetor. Sipas Hoxhës, kjo rezolutë është shenjë e respektit të lartë për kolegun e ndjerë, z. Astrit Kalaja, dhe për të gjithë gjyqtarët shqiptarë, si dhe një mbështetje e fortë për gjithë trupën gjyqësore në veçanti dhe punonjësit e drejtësisë në përgjithësi, për ta çuar...