SHBA sulmon një varkë tjetër pranë Venezuelës, vriten 6 të dyshuar për trafik droge

SHBA sulmon një varkë tjetër pranë Venezuelës, vriten 6 të dyshuar për trafik droge

Gjashtë persona të dyshuar për trafikim droge janë vrarë në një sulm ajror të forcave amerikane në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Venezuelës, ka bërë të ditur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Sipas tij, varka e shënjestruar ishte pjesë e trafikantëve të drogës dhe ndodhej në një nga rrugët e njohura të kontrabandës. Trump publikoi një video të sulmit në rrjetin Truth Social, ku shihet varka duke marrë flakë pas një goditjeje ajrore. Ky është sulmi i pestë që nga shtatori, pasi Pentagoni e ka cilësuar përplasjen me kartelët e drogës si “konflikt të armatosur”. Autoritetet amerikane besojnë se varka i përkiste bandës famëkeqe venezueliane Tren de Aragua, e shpallur organizatë terroriste nga SHBA në fillim të vitit. Por qeveria e Venezuelës pretendon se grupi...