Stuhi ciklonare edhe në Shqipëri/ Sinoptikania Porja: Reshje, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje në këto zona

Stuhi ciklonare edhe në Shqipëri/ Sinoptikania Porja: Reshje, shtrëngata dhe rrezik për përmbytje në këto zona

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” ishte e ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë, ku dha detaje mbi parashikimin e motit për ditët në vijim, duke theksuar ndryshimet atmosferike që priten dhe zonat që do të preken nga reshjet me intensitet të lartë.” “Parametri i temperaturave gjatë gjithë këtyre ditëve, nuk ka qenë problematikë. Kemi qenë në temperatura tipike vjeshte me një maksimum 24-25 gradë. Ajo që duhet të theksoj është që duke filluar që nga sot, në mbrëmje dhe gjatë natës e në vijim do të kemi një ndryshim të situatës atmosferike përsa i përket motit. Janë dy stuhi ciklonare të cilat prej shumë ditësh kanë qenë në brigjet e Spanjës e po zhvendosen drejt Italisë, duke bërë që Sardenja dhe Siçilia të përjetojë këtë...