Irani ekzekuton tre persona të dënuar për grabitje të armatosur

Irani ekzekuton tre persona të dënuar për grabitje të armatosur

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar sot tre burra të dënuar për kryerjen e grabitjeve të armatosura, sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me sistemin gjyqësor të vendit. Irani njihet për aplikimin e dënimit me vdekje për një sërë veprash penale dhe, sipas organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Amnesty International, renditet i dyti në botë për nga numri i ekzekutimeve, pas Kinës. “Të tre personat u dënuan me vdekje për kryerjen e grabitjeve të armatosura në Teheran dhe në qytete të tjera të vendit. Ekzekutimi u krye mëngjesin e sotëm,” raportoi Mizan Online. Sipas drejtësisë iraniane, të dënuarit u shpallën fajtorë për veprën penale të “moharebeh” – që në persisht do të thotë “luftë kundër Zotit” – për shkak të...