Mediat ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

Mediat ukrainase: Shqipëria po ndihmon Rusinë që të shmangë sanksionet

Nga Oleh Velhan, RBC Ukraine Nëpërmjet porteve shqiptare, produktet e ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia vazhdojnë të hyjnë në tregun evropian. Sipas një hetimi, karburanti maskohet si material ndërtimi ose fshihet në anije të modifikuara posaçërisht, duke i lejuar kontrabandistët të shmangin sanksionet ndërkombëtare dhe kontrollet tatimore, raporton Balkan Insight. Në fillim të vitit, dy anije, Besart dhe Aya Zanubya, mbërritën në Porto Romano, në bregun shqiptar, duke deklaruar se ngarkesa e tyre ishte çimento. Megjithatë, inspektimet zbuluan se ato transportonin rreth 600.000 litra naftë të padeklaruar. Hetuesit konstatuan se porti ishte përdorur në mënyrë të përsëritur për importimin e produkteve të ndaluara të naftës nga Rusia dhe Libia. Ekspertët besojnë se pjesa më e madhe e karburantit të kontrabanduar është me origjinë...