Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ndalimi i monopatinave! Sot protestë përpara Policisë Rrugore
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qëndresa Qytetare ka njoftuar një protestë sot, në orën 10:00, përpara Policisë Rrugore në zonën e Kinostudios kundër sekuestrimit të monopatinave. Tubimi vjen, pasi Policia sekuestroi disa mjete të qytetarëve që shkelën rregullin e ndalimit të qarkullimit me monopatet elektronike. Sipas tyre, sekuestrimi i monopatinave është bërë në shkelje të hapur të ligjit. Gjatë aksionit të Policisë Rrugore ka patur qytetarë që nuk i janë bindur urdhërit dhe kanë vijuar të lëvizin me monopatina, teksa janë regjistruar edhe episode të tensionuara me ndjekje nga policia ndaj qytetarëve. Këta të fundit e kanë kundërshtuar urdhrin dhe kërkojnë kthimin pas të monopatinave elektrike që u janë bllokuar. Më 12 tetor, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit njoftuan ndalimin e përkohshëm të përdorimit të monopatinave elektrike që nga...