Kryeprokurori Çela ngre alarmin për arrestimet, del kundër Kodit të ri Penal dhe nxjerr detajet nga raporti…

Kryeprokurori Çela ngre alarmin për arrestimet, del kundër Kodit të ri Penal dhe nxjerr detajet nga raporti…

Rigels Seliman Teksa raportoi dje në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve parlamentare “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme sa i takon vitit 2024, kryeprokurori Olsian Çela fillimisht veçoi shqetësimin e mbipopullimit të burgjeve. Pavarësisht rekomandimeve, theksoi Çela, nuk ka asnjë reflektim nga prokurorët, të cilët vijojnë me masat ekstreme burg dhe jo përdorimin e masave të paraburgimit. Sipas tij, 80% e masave të sigurisë janë arrest në burg gjatë 2024-ës, në rritje nga një vit më parë. “Janë paraqitur në gjykatë 13 062 kërkesa për sigurimin personal. Të dhënat mbi kërkesat e prokurorëve për masat e sigurimit tregojnë se në 2024, rreth 60% të të pandehurve ose...