Dumani konfirmon hetimet Rama–McGonigal, SPAK paralajmëron hapjen e çështjes së shekullit, priten…

Dumani konfirmon hetimet Rama–McGonigal, SPAK paralajmëron hapjen e çështjes së shekullit, priten…

Pas muajsh heshtjeje, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka konfirmuar ditën e djeshme se hetimet për dosjen e bujshme “Rama- McGonigal” janë në zhvillim aktiv, ndërsa paralajmëroi se priten materiale të tjera zyrtare nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kryeprokurori special Dumani u pyet drejtpërdrejt nga deputeti Ivi Kaso lidhur me ecurinë e hetimeve për këtë dosje që lidhet me takimet dhe marrëdhëniet e dyshimta mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. “Kjo çështje ndodhet ende në fazë hetimi paraprak. Janë kryer veprime të shumta në territorin shqiptar, por pritet ndihma e autoriteteve të huaja, të cilave u është dërguar kërkesë për asistencë juridike,” deklaroi Dumani....