Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“Jam gati” të vdes, tha Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917
Albert VatajKronikat e asaj dite, të shkruara nga dëshmitarë si Henry Wales, e përshkruajnë me hollësi një vdekje që më shumë ngjante me një skenë teatri sesa me një ekzekutim ushtarak. Mata Hari, që kishte jetuar gjithë jetën si një performancë, nuk hoqi dorë nga roli i saj as përballë pushkëve që do t’i ndalonin frymën. “Jam gati”, tha ajo me një qetësi mbretërore, e veshur me elegancë, me një hijeshi që sfidonte frikën dhe vdekjen. Dhe ashtu, siç kishte jetuar, mes pasionit dhe dyshimit, midis dëshirës dhe rrezikut, ajo vdiq, duke ruajtur dinjitetin e një gruaje që refuzoi të ulte kokën.Henry Wales ishte një reporter britanik që mbuloi ekzekutimin e Mata Hari atë mëngjes të 15 tetorit të vitit 1917. Ajo kishte bërë një...