EMRAT/ Kapen mbi 40 kg drogë në Mirditë, prangosen dy vëllezërit dhe shoku i tyre

EMRAT/ Kapen mbi 40 kg drogë në Mirditë, prangosen dy vëllezërit dhe shoku i tyre

Mirditë/Vijon operacioni policor i koduar “Processing”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet janë identifikuar 3 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë me 2 shtetasit e arrestuar gjatë fazës së parë të operacionit, që u zhvillua 1 javë më parë. Arrestohen 3 shtetasit (2 prej tyre vëllezër), Akil Reçi, Martin Zefi dhe Erjon Zefi. Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, 4 automjete dhe 5 celulare. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Processing”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, të DVP Lezhë, kanë finalizuar fazën e dytë të këtij operacioni, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Nga...