Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia

Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD, shpreh mirënjohje për Zotin dhe familjen. Po ashtu kryedemokrati mirënjohje ka edhe për të gjithë mbështetësit e betejave të tij, që siç shprehet “me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”. Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!