Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Skaneri”/ Arrestohet 42-vjeçari, po transportonte mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, në pranga dhe doganieri
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës për kontrabandë mallrash. 42-vjeçari Albert Capa u arrestua pasi në automjet iu gjetën mallra kontrabandë. Në pranga u vu edhe doganieri i degës Bllatë Andon Lilo, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Nën hetim u vu një tjetër. Njoftimi i plotë: Dibër/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Skaneri”. U kap në flagrancë, gjatë transportimit të mallrave që kishte kontrabanduar nga RMV-ja, vihet në pranga 42-vjeçari. Në pranga dhe 1 doganier i degës Bllatë, pasi dyshohet se nëpërmjet korrupsionit, ka lejuar kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale. Vihet në hetim 1 tjetër doganier i kësaj dege, i dyshuar për shpërdorim të detyrës. Sekuestrohen mallrat, automjeti me të...