Kriza në koalicionin qeveritar gjerman, dështojnë bisedimet mes CDU/CSU dhe SPD për modelin e ri të shërbimit ushtarak

Kriza në koalicionin qeveritar gjerman, dështojnë bisedimet mes CDU/CSU dhe SPD për modelin e ri të shërbimit ushtarak

Në debatin për shërbimin ushtarak në Gjermani duket se marrëveshja për të cilën kishin rënë dakord negociatorët e partive të koalicionit qeveritar CDU/CSU dhe SPD dështoi për momentin. Sipas njoftimeve të medias brenda grupit parlamentar socialdemokrat kishte pasur rezistencë lidhur me ndryshimet në modelin e planifikuar të shërbimit ushtarak dhe prandaj edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e këtyre partive, ku do të jepeshin sqarime dhe detaje përkatëse, u anulua momentet e fundit. Me sa duket brendaSPD-së ka pasur rezistencë ndaj sistemit të shortit të propozuar nga CDU/CSU. Ky sistem ishte menduar të hynte në fuqi, nëse për Bundeswehr-in do të regjistroheshin shumë pak vullnetarë. Një zëdhënës i grupit parlamentar CDU/CSU tha: “Ne e anuluam konferencën për shtyp, sepse marrëveshja e synuar nuk u...